Komuna e Drenasit njofton qytetarët për mungesën e ujit

Komuna e Drenasit njofton qytetarët e saj se mungesa e ujit mund të vazhdojë edhe nesër.

“Gjatë ditës së djeshme, sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, dega në Drenas, ka pasur mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, mungesë e cila ka zgjatur disa orë. E njëjta gjendje mund të vazhdojë edhe sot dhe nesër”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Sipas Komunës, arsyet e këtij reduktimi janë për shkak të punimeve që janë duke u bërë.

“Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit digjital në gypin kryesor të furnizimit me ujë për Komunën e Drenasit”, thuhet tutje aty.