Komuna e Drenasit ndan 10 mijë euro për Shqipërinë

Komuna e Drenasit ka ndarë 10.000 euro për Shqipërinë ndërsa bizneset e kësaj komune po japin mbështetje me produkte në vlerë mbi 12.000 euro.

Kështu ka njoftuar Komuna e Drenasit përmes një komunikate.

“Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti. Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Drenasit ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna njofton se shumë familje në Drenas janë të gatshëm të hapin dyert për të pranuar familje nga Shqipëria.

“Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti. Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Drenasit ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira. Për këtë çështje, Kryetari Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për formimin e ekipit koordinues që do të përkujdeset për pranimin dhe dërgimin e ndihmave nga bizneset dhe qytetarët. Kësaj iniciative të komunës, i janë bashkangjitur shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë që në shtëpitë, banesat e tyre, të strehojnë familjet që janë prekur nga tërmeti”, ka vazhduar më tej njoftimi.

Sipas këtij njoftimi të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe mundësi të ndihmojnë, mund të kontribuojnë duke u bërë pjesëmarrës në këtë aktivitet, që nesër, me datë 28.11.2019, nga ora 08:00 e mëngjesit, në oborrin e objektit të vjetër të komunës, duke sjellë pako ushqimore dhe gjërat e tjera apo duke kontaktuar në numrin 049-978-948, Ndërsa, për transportin e këtyre ndihmave do të kujdeset Doni Term, Progresi dhe autoshkolla “Instruktori”.

Komuna e Drenasit ka publikuar listën bizneseve që kanë ofruar produkte ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në këto vlera financiare:

SHARRI SH.P.K- 4.700 €

ATC SH.P.K – 1.000 €

Ordinanca Beby- 1.000 €

Barnatore Dea- 1.000 €

Jora Center- 1.000 €

Fer Petrol – 500 €

Aktiv- City Grill- 500 €

NT Nazifi- 500 €

Al Trade Holding – 500 €

Mjellma- 400 €

Hajdini Comerc- 300 €

Ibrahim Kurrumeli- 200 €

Haxhi Lladrovci- 200 €

Internistika – 200 €

Euromodel Sh.P.K 200 €

Loni Sh.P.K- 150 €

As Market- 150 €

NNT Milazim Shala- 150 €

Hotel “Nobel”- Ofron komplet hotelin për familjet në nevojë

AS HOTEL KOMORAN- Ofron hotelin në dispozicion për disa familje

ANA BENZ- Ofron hotelin për 120 persona për strehim

Agim Shala Graniti- 1 shtëpi me 13 dhoma në Golem

Selim Sylkaj- 3 shtëpi për familje si dhe 6 muaj shpenzimet për një familje