Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit: Çerdhet nuk hapen nesër

Komuna e Drenasit se nesër nuk do të hapen çerdhet në këtë komunë.

Sipas një njoftimi, Komuna e Drenasit ende nuk ka pranuar ndonjë vendim lidhur me rihapjen e çerdheve.

“Komuna është në pritje të një vendimi ose qartësimi nga Ministria e Arsimit se si do të funksionojnë çerdhet dhe deri në marrjen zyrtare të një vendimi, çerdhet nuk do të hapen në Drenas.Në konferencë të Qeverisë në detyrë, janë përmendur rregullat strikte për rihapjen e çerdheve, por ende ka nevojë për t’u qartësuar kjo gjendje se si do të hapen ato”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Komuna u ka bërë thirrje prindërve që të mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim zyrtar, ndërsa ka theksuar se në konferencën e sotme të Qeverisë janë përmendur rregullat strikte por sipas tyre ende ka nevojë për sqarime.