Ilustrim

Komuna e drejtuar nga PDK e pakënaqur me vendimin e qeverisë për autostradën

Vendimi i sotëm i Qeverisë për të anuluar kyçjen e Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi” është i nxituar, i paanalizuar si dhe mbyllë komunikimin ndërurban e shtetëror në regjionin e Ferizajt, tha komuna e Ferizajt në një reagim gjatë ditës së sotme.

Komuna e drejtuar nga Agim Aliu i PDK-së tha se vendim i qeverisë bllokon dhe cenon zhvillimin ekonomik në këtë regjion.

Tutje thuhet se mbetja në fuqi e vendimit për anulimin e kycjes së Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi” rrëzon përpjekjen shumëvjeçare të deputetëve ferizajas për këtë projekt.

“Vendimi i sotëm duhet të rishikohet, analizohet e të nxirren përfundimet adekuatë, mbetja e tij në fuqi rrëzon përpjekjen shumëvjeçare të deputetëve ferizajas”, thuhet në këtë njoftim.