Jeta në Komunë, Dragash. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Dragashit si ‘odë burrash’, asnjë grua në pozita udhëheqëse

Komuna e Dragashit nuk e ka asnjë grua në tetë drejtoritë, sa ka kjo komunë.

Përveç kryetarit që është burrë, burrë është edhe nënkryetari i Komunës dhe nënkryetari për komunitete.

“në fakt, në këtë përfaqësim nuk qëndrojmë mirë. Ka gra shumë të zonjat, ka gra që e kanë edhe kualifikimin e zotësinë. Ka pasur oferta por kanë hezituar”, ka shpjeguar Shabani.

Përfaqësimin gjinor në komunë kryetari Shabani e ka arsyetuar se, koalicioni qeverisës ia ka pamundësuar.

“Propozime nuk kemi pas as nga partneri i koalicionit, ne i kemi tri drejtori. Njëfarë forme edhe kanë hezituan me marrë drejtorinë”, ka thënë ai.