Komuna e Deçanit pritet të mbështes ketë vit fermerët në disa fusha

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit në bashkëpunim më zyrën e kryetarit pritet që të mbështesin këtë vit fermerët deçanas në disa fusha.

Këto përkrahje do të jenë në kuadër të plan programit të Drejtorisë për Bujqësi, ku është paraparë që fermerët të përkrahen në blegtori, bletari, pemëtarï, perimtarï dhe lavërtarï.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, tha se fermerët deçanas, do të jenë prioritet i tyre, dhe se bujqësia në Deçan do ta ketë zhvillimin e merituar dhe kujdesin e tyre.

Ndërsa Drejtori i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, tha se kjo është një nismë e mbarë duke e ditur se bujqësia si një sektor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit do ta ketë në vazhdimësi vëmendjen tyre.

Komuna e Deçanit ka njoftuar se afati për aplikim nga ana e fermerëve fillon me datë 11 maj, deri më 31 maj 2021, ndërsa aplikimi mund të bëhet në zyrtar e Drejtorisë së Bujqësisë, çdo ditë punë nga ora 08:00, deri në orën 16:00.

Për më shumë në linkun e mëposhtëm janë njoftimet për sektorët që do të mbështeten.

https://kk.rks-gov.net/decan/wp-content/uploads/sites/9/2021/05/Njoftim-Thirrje-Per-Aplikim.pdf