Nënshkrimi i kontratës për ndriçim publik, Fotografi: Komuna e Deçanit në Webfaqe

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratë për vendosjen e ndriçimit publik në të gjitha fshatrat

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot ka nënshkruar kontratë për vendosjen e ndriçimit publik në të gjitha fshatrat.

Komuna përmes një njoftimi ka treguar se ky projekt do të kap shifrën e rreth 343 mijë euro.

Projekti do të nis implementimin nesër në fshatrat beleg dhe Drenoc.

Sipas njoftimit, pas implementimit në këta dy fshatra, projekti do të vazhdojë në fshatrat tjera.

Projekti pritet të përfundojë brenda 36 muajve .