Qendra e qytetit të Deçanit | Foto: KALLXO.com

Komuna e Deçanit anulon blerjen e dezinfektuesit super të shtrenjtë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se është ndal blerja e dezinfektuesve të shtrenjtë. Në kontratën e nënshkruar thuhet se dezinfektuesit 50ml i ka kushtuar Komunës së Deçanit 4 euro.

Por, sipas Ramosajt, në kontratën për furnizime me materiale emergjente të natyrës sanitare tek artikulli i dezinfektuesit kishte gabim teknik. Ai thotë se nuk është blerë dezinfektuesi 50ml, por 500ml.

“Shtabi emergjent kërkesën për furnizim të dt.10.04.2020, me nr. Protokolli 8232, këtë artikull nuk e ka kërkuar për furnizim nga operatori ekonomik, pasi që e ka vërejtur gabimin teknik. Njëkohësisht Kryetari i Komunës nxjerr vendim që ky artikull të mos blihet deri sa të përmirësohet ky gabim teknik”, thuhet në reagimin e kryetarit të Deçanit, gjatë ditës së djeshme.

KALLXO.com kishte raportuar se si Komuna e Deçanit kishte blerë një dezinfektues 50ml me çmim 4 euro dhe i kishte kushtuar një maskë me filtër 8 euro.

KALLXO.com kishte raportuar se si Komuna e Deçanit kishte blerë një dezinfektues 50ml me çmim 4 euro dhe i kishte kushtuar një maskë me filtër 8 euro.

Komuna e Deçanit paguan 4 euro dezinfektuesin 50ml dhe 8 euro maskën me filtër