Agim Bahtiri Facebok/FarukMujka
Komuna e Agim Bahtirit ndanë 4 mijë euro për festën e 28 Nëntorit
23.11.2019 - 12:16
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në 107 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.
Për nder të kësaj dite Komuna e Mitrovicës ka ndarë 4000 euro buxhet, njofton Zyra për Informim.
Festa e 28 nëntorit pritet të shënohet me ekspozitë, shfaqje dhe dekorimin e qytetit me flamuj.
“Aktivitetet që priten të mbahen janë ekspozita mbarëkombëtare e arteve figurative Çmimi “Kadri Kadriu”, shfaqja në Teatrin profesional të qytetit “Kur treni vonohet”, si dhe stolisjen e qytetit me flamuj kombëtar në tërë qytetin e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjet e Komunës për KALLXO.com.