Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Komplikohet rinumërimi, arrijnë edhe 392 pako me fletëvotime

Tani kur rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve ishte në fazën përfundimtare dhe pritej të kryhej në këtë fundjavë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka pranuar edhe 392 pako me fletëvotime nga mërgata. Komisioni Qendror i Zgjedhor e njoftoi për këto fletëvotime Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pak para këtij emisioni tonë informativ kolegia Valmire Hoti bisedoi me kryesuesin e Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Mulë Desku./21Media