Arkiv - Foto: Facebook/ Komuna Malisheve

Kompensohen financiarisht 56 familje të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Malishevë

56 familje në Malishevë janë kompensuar financiarisht nga Komuna si ndihmë për dëmtimet nga vërshimet e fundit.

“Bazuar në të dhënat e ofruara nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, sot nga ana e Komunës janë ekzekutuar mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së vendit, për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare” njofton Komuna e Malishevës në Facebook.

Shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro.

Sipas vlerësimeve nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, nga vërshimet e fundit në Malishevë në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro.