
Administrata e Komunës së Skenderajt, Foto: Komuna Skenderaj, Facebook
Kompensimi i dëmeve nga vërshimet, Komuna e Skenderajt zgjat orarin e punës
25.1.2023 - 10:26
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka zgjatur orarin e punës për qytetarët të cilët do të aplikojnë për kompensim të dëmeve nga vërshimet.
“Që të përfundojnë me kohë procedurat për kompensim, një pjesë e administratës komunale është duke punuar këto ditë deri në ora 19:00, në mënyrë që secila familje që ka pësuar dëme, të ketë mundësinë të bëjë kërkesën për vlerësim dhe kompensim të demit”- thuhet në njoftim.
Skenderaj ka qenë njëra prej komunave më të prekura nga vërshimet e javës së fundit. Shtëpi, biznese, rrugë, ura, vetura, janë dëmtuar nga vërshimet. Në disa prej fshatrave më të prekura nga vërshimet për disa ditë nuk është mbajtur as mësimi.
Komuna e Skenderajt ka hapur një fond për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.