Kompanitë kosovare marrin leje për transport të mallrave drejt Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka lëshuar një seri lejesh të transportit Ministrisë së Infrastrukturës.

 Sipas njoftimit të ambasadës, këto leje “lejojnë kompanitë e Kosovës të transportojnë mallra me rrugë drejt Gjermanisë në vitin 2021”.

Leje të ngjashme morri edhe  Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane, Jan-Axel Voss, nga Drejtori i Departamentit të Transportit Tokësor të MPB-së , Xheme Veseli, e cila  lejon ndërmarrjet gjermane të sjellin mallra në Kosovë.

 “Eksportet e Kosovës në vendet e tjera kanë vazhduar të rriten në vitin 2020 përkundër pandemisë së Koronës, siç tregojnë shifrat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për periudhën janar – shtator.  Gjermania ishte një nga tre tregjet më të mira për mallrat e Kosovës gjatë kësaj periudhe, dhe eksportet e Kosovës në Gjermani u rritën nga 22 milion në 30 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kalua”, thuhet në komunikatë.