Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi Foto: Facebook

Kompanitë e derivateve paralajmërojnë padi, AKK thotë se do ta mbrojë vendimin për gjoba

Kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka deklaruar se vendimi i tyre i fundit përmes të cilit ka gjobitur me mbi 4 milionë euro 14 kompani të derivateve të naftës është vendim përfundimtar.

Megjithatë, sipas tij, kompanitë e gjobitura kanë paralajmëruar padi për konflikt administrativ dhe kjo nënkupton se AKK do të përballet me to në gjykatë

Sipas tij, komentet e të tjerëve rreth këtij vendimi mund të cilësohen si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve gjyqësore dhe të pavarura.

Prestreshi tha se këtë vendim AKK do ta mbrojë me profesionalizimin më të lartë pranë gjykatës ne bashkëpunim edhe me projektin e financuar nga Komisioni Evropian.

Për këtë vendim ka reaguar Shoqata e Naftarëve të Kosovës të cilët e kanë quajtur arbitrar vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve të naftës me mbi 4 milionë euro për çrregullim të konkurrencës në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Ky është njoftimi i plotë i Valon Prestreshit në rrjetin social “Facebook”

Vendimi i fundit i AKK-se për rastin “nafta” është vendim përfundimtar. Andaj kërkoj nga te gjithë qe te përmbaheni nga opinionet publike te pamatura dhe t’ju bindeni vendimeve te një institucioni te pavarur te Kuvendit.

Meqë ndërmarrjet kane paralajmëruar padi ne konflikt administrative pranë gjykatave kompetente, rasti do te behet me interesant dhe me i ndjeshëm. Andaj interferimet dhe komentimet e te tjerëve rreth Vendimit te AKK-se mund te cilësohen si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve gjyqësore dhe atyre te pavarura.

Ju njoftoj se ne Kosovën tone te dashur, për here te pare, me seriozitetin me te larte do te trajtohet një rast i konkurrencës te nivelit te Komisionit Evropian, pranë gjykatave tone.

Këtë vendim Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta mbroje me profesionalizimin me te larte pranë gjykatës ne bashkëpunim edhe me projektin e financiar nga Komisioni Evropian.

Është rast i madhe por edhe i rëndësishëm ne ngritjen dhe avancimin e subjektivitetit te shtetit tone karshi Komisionit Evropian.

Autoriteti Kosovar I Konkurrencës, gradualisht është duke u rreshtuar me nivelin e Bundeskartellamt te Gjermanisë, AZTN-se se Kroacisë dhe Autoritetit Federal te Konkurrencës se Austrisë dhe te tjerë.