Kompanitë e auto-shkollave protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës

Kompanitë e auto-shkollave të Kosovës sot kanë protestuar në Prishtinë për mos lejmin e  zhvillimit të kësaj veprimtarie për shkak të pandemisë dhe lirimit të masave për sektorët e tjerë.

Xhemshit Cakolli, nga Federata  Auto Shkollave të Kosovës , ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të marrin një përgjigje pasi që pagesat për shfrytëzimin e poligonëve janë duke u bërë edhe pse nuk janë duke u shfrytëzuar.

“E ftojmë edhe Ministrin që të ulet të bisedojë dhe të na tregojë pse nuk po punojmë. Kemi problem, sidomos me pagesën e poligonit, qe dy muaj e pagujamë poligonin edhe pse nuk e shfrytëzon”, tha ai.

Ndërsa për një instruktore pjesëmarrëse në protestë i vetmi problem është puna që ajo nuk po mund ta kryejë.

“Tanimë është mbushë kupa, halli jonë është puna edhe pse kemi bë kërkesë edhe për ligjëratat online por nuk janë përgjigjur”, pjesëmarrësja në protestë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga data 1 qershor kanë filluar punën taksitë, gastronomia, kinematë, teatrot, hapja selektive e aktiviteteve sportive, qendrat tregtare.