Foto: KALLXO.com

Kompania që po planifikon ndërtimin e një lagjeje buzë Badovcit mban sot një diskutim publik

Kompania “4M Group”, e cila po planifikon të ndërtojë një lagje banesash buzë Liqenit të Badovcit, do të mbajë një diskutim publik sot nga ora 10:30 në hotel “Sirius” për të shqyrtuar zhvillimin unik historik të Liqenit të Badovcit si një ndër burimet kryesore të ujit në Kosovë, rrezikimin e tij dhe potencialin e tij për zhvillim dhe mbrojtje.

Projekti për ndërtimin e lagjes buzë liqenit ka ngjallur reagime të shumta në opinion për shkak se një lagje e tillë shihet si kërcënim për ndotje dhe dëmtim të njërit prej furnizuesve kryesor të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijshëm.

Diskutimi që do të mbahet sot nga “4M Group”, do të moderohet nga planifikuesi urban Babak Darani.

Sipas njoftimit të kompanisë, ky diskutim do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë që ta kuptojnë më mirë Liqenin e Badovcit.

Diskutimi do të përfshijë një sërë temash siç janë historia e liqenit artificial, qasja në liqe, arkeologjia, mirëmbajtja e parkut dhe liqenit, ruajtja e mjedisit dhe e kafshëve, rekreacioni, jeta e qytetit dhe të jetuarit në harmoni me natyrën, si dhe zhvillimet prej të cilave mund të përfitojë kjo zonë.

Ky është programi i plotë i Diskutimit/Charette të së Dielës: “Historia, e Tashmja dhe e Ardhmja e Liqenit të Badovcit”:

Regjistrimin e pjesëmarrësve 10:30—11:00

Hyrje 11:00-11:15

Historia dhe e sotmja e Badovcit 11:15-11:35

Shqyrtimi i temave me interes publik për të ardhmen e Badovcit 11:35-13:00 (20min për temë)

Qyteti dhe liqeni

Si ta përdorim liqenin dhe rrethinën

A nevojitet të ofrohet qasje për të gjithë në liqe dhe park?

Çka do të dëshironim të bëjmë gjatë vizitës në park?

Liqeni si resurs ujor

Mbrojtja e mjedisit

Cilat janë brengat e qytetarëve?

Mirëmbajtja e parkut në gjendje të sigurt dhe të pastër për vizitorët

Përmbledhje e të gjeturave 13:00-13:20

Pyetje dhe përgjigje 13:20-13:40

Përmbyllja 13:40-13:50.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10105196938665308&id=25711498 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!