Ilustrim - Dhurata për fëmijë për festat e fundvitit - Foto: Facebook

Kompania publike në Gjakovë harxhon mbi 2 mijë euro për dhurata të vitit të ri

Punëtoret e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë patën edhe një arsye shtesë që t’i gëzohen vitit të ri.

Kjo kompani ka harxhuar mbi 2 mijë euro për dhurata për stafin.

Në sistemin elektronik të publikimit të kontratave, thuhet se tenderin e fitoi kompania “Meteor” nga Fushë Kosova.

Vlera totale e kësaj kontrate kap shifrën  2 mijë e 334 euro e 63 cent.

Në garë për të fituar këtë kontratë ishin tri kompani.

Siç është përshkruar në dosjen e tenderit, 150 dhurata janë shpërndarë me gjithsej 17 artikuj të ndryshëm përbrenda tyre.

Përveç çokollatave, në dhuratë ishin edhe biskotat për çaj por edhe balona.

Edhe një kompani tjetër nga Gjakova shpenzoi shumë para për dhuratat e fund vitit.

Kompania publike harxhon 6 mijë euro për dhurata të Vitit të Ri

www.kallxo.com