Kompania publike harxhon 6 mijë euro për dhurata të Vitit të Ri
07.1.2020 - 11:13
Shumë dhurata u blenë për Vitin e Ri në Gjakovë.
Kompania e cila furnizon me ujë banorët e rajonit të Gjakovës harxhoi afër 6 mijë euro për dhurata nga më të ndryshmet.
Në një kontratë e cila është publikuar në E-Prokurim, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Gjakova” ia besoi kontratën një biznesi nga Gjilani “Olti Kenza” në vlerë të përgjithshme prej 5 mijë e 610 euro.
Për kontratën furnizim me dhurata për Vitin e Ri kishin aplikuar pesë kompani.
KRU “Gjakova” porositi 21 artikuj të ndryshëm. Secila nga artikujt kishte sasinë prej 300 sosh.
Llojet e çokollatave ishin të ndryshme ndërsa nuk munguan as çipsat e biskotat.
Të gjitha këto dhurata u ndanë për punëtorët e kësaj kompanie publike.