Foto: KALLXO.com

Kompania 'Pastrimi' nuk grumbullon mbeturinat, kontejnerët e stërmbushur nëpër Prishtinë (FOTO)

Kontejnerët e mbeturinave në Prishtinë janë të stërmbushur nga mbeturinat, ashtu si edhe hapësira në afërsi të tyre.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi në të cilat sasi e madhe e mbeturinave të pa larguara.

Kompania ‘Pastrimi’ nuk mund t’i marr këto mbeturina për t’i dërguar në deponi për shkak të borxhit që ka ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Foto: KALLXO.com
Foto:KALLXO.com

Qytetarët po ashtu kanë dërguar në KALLXO.com, fotografi në afërsi të hyrjes së deponisë në Mirash në të cilën shihet kolona e kamionëve të mbeturinave që presin të zbrazen në këtë deponi.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Sot, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) ka reaguar ndaj deklarimeve të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, se nuk do grumbullojë mbeturinat pasi nuk ka ku t’i  hedhin.

Sipas tyre, deponia nuk është mbyllur por është masë paralajmëruese e kufizimit për dy-tre ditë pasi nuk është duke i paguar faturat ndaj tyre.

“Së pari, KRM Pastrimit nuk i është mbyll deponia por është masë paralajmëruese e shkarkimit (hedhjes) – kufizimit për dy tre ditë të mbeturinave në deponi, për arsye se KRM Pastrimi nuk është duke i paguar faturat  ndaj KMDK-së dhe nuk është duke iu përmbajtur asnjë Marrëveshjeje të Riprogramimit të Borxhit, e as marrëveshjes së fundit të datës 10.02.2022, ku nga pjesa e marrëveshjes ka krijuar një borxh në vlerë 388.933, euro, ndërsa borxhi total është 658.789,52 euro”, thuhet në komunikatë.

Kompania ‘Pastrimi’ nuk do grumbullojë mbeturinat, thotë se nuk ka ku të zbrazë kamionët