Kompania 'Pastrimi' nuk do grumbullojë mbeturinat, thotë se nuk ka ku të zbrazë kamionët
Kompania Regjionale “Pastrimi” ka bërë të ditur se për shkak të mbylljes së deponisë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, Kompania për Menaxhimin e Deponive nuk do mund të zbrazë kamionët.
Si pasojë, nuk do ketë grumbullim të mbeturinave në komunat ku operon.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të mbylljes së deponisë nga e Kompania për Menaxhimin e Deponive Komunale, kamionat e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen. Si pasojë e kësaj mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe Komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Veprimtaria e kësaj kompanie përfshinë Regjionin e Prishtinës që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.