FOTO: KALLXO.COM Kompania, " Pastërtia" Nëntor 2020

Kompania 'Pastërtia' njofton për vonesa në kryerjen e shërbimeve

Kompania Regjionale e Mbeturinave (KRM) “Pastërtia” në Ferizaj ka njoftuar se do të ketë vonesa në kryerjen e  shërbimeve për shkak se është ndërprerë deponimi në deponinë tranzitore në fshatin Gurëz.

Gjithashtu është bërë e ditur se deponimi nuk mund të bëhet në Mirash të komunës së Obiliqit për shkak të makinerisë së vjetruar.

“Kjo ndalesë është bërë pa kurrfar paralajmërimi dhe pa arsye (kundrejt kompanisë sonë) prandaj, ne kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për çdo vonesë të mundshme në kryerjen e shërbimeve nga ana jonë”, thuhet në njoftim.