Kompania në pronësi të Veselinoviqit dhe Radoiçiqit po merr pjesë në shtrimin e rrugëve të Beogradit

 

Materiali ndërtimor për shtrimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit është siguruar nga kompania në të cilën një e katërta e pronësisë është në pronësi të biznesmenëve Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Zvonko Veselinoviq është i kërkuar me arrest ndërkombëtar nga Gjykata e Prishtinës si i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit.

Ndërsa nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është njëri ndër personat e kërkuar me fletë arrest ndërkombëtar, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pjesë e së cilës dosje është edhe Zvonko Veselinoviq.

Përgjatë disa rrugëve qendrore të Beogradit, gazetarët e KRIK-ut gjetën paleta me pllaka, dhe kubëza shtrimi, mbi të cilat shkruhet se ato janë prodhuar nga ndërmarrja “Granit-Pershqar “, raporton Krik.rs.

Që të dy pos që janë në kërkim me fletë arreste ndërkombëtare të dyshuar për vepra penale të vrasjes, që të dy në Serbi ata ishin akuzuar për shumë vepra penale si gërmime të paligjshme të zhavorrit, vjedhje të kamionëve të marrë me qira, ndërsa Radoiçiq u akuzua edhe për pjesëmarrje në rrëmbim, por ata u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga këto akuza.

Kjo kompani gjatë vitit 2019 ishte listuar si kompania me më së shumti obligime të papaguara ndaj shtetit, me rreth 5 milionë borxhe në tatime, por fakti që pronarët e kompanisë po kërkohen për vepra penale të vrasjes dhe borxhi i madh ndaj shteti që ka kjo kompani, nuk e kanë penguar që të marrë pjesë në projekte shtetërore.

Tenderi për shtrimin e rrugëve nëpër Beograd është fituar nga dy kompani tjera të mëdha, por nuk dihet se cila kompani ka angazhuar për të kryer punimet kompaninë në pronësi Radoiçiq dhe Veselinoviq./KRIK.rs