Kompania i solli produkte me afat të skaduar, ankohet në polici

Një person në Mitrovicën e Jugut është ankuar në Policinë e Kosovë se një kompani i ka sjellë produkte me afat të skaduar.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Sipas ekzaminimeve të tyre, ushqimet nuk ruheshin sipas standardeve të parapara.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 4 dhe 5 shtator 2022.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe nuk është raportuar për të arrestuar.