Një pilulë eksperimentale për trajtimin e COVID-19, e quajtur Molnupiravir dhe e zhvilluar nga Merck & Co Inc dhe Ridgeback Biotherapeutics LP, shihet në këtë foto pa datë të publikuar nga Merck & Co Inc dhe e marrë nga Reuters më 17 maj 2021.. Merck & Co Inc/Handout via REUTERS

Kompania Farmaceutike Merck pret që pilula COVID-19 Molnupiravir të jetë efektive kundër Omicron

Merck & Co (MRK.N) deklaroi të javën e kaluar se të dhënat e përditësuara nga studimi i pilulës së saj eksperimentale COVID-19 treguan se ilaçi ishte dukshëm më pak efektiv në uljen e hospitalizimeve dhe vdekjeve sesa raportohej më parë.

Prodhuesi i barnave tha se pilula e saj tregoi një ulje prej 30% të hospitalizimeve dhe vdekjeve, bazuar në të dhënat nga 1,433 pacientë. Në tetor, të dhënat e tij treguan një efikasitet afërsisht 50%, bazuar në të dhënat nga 775 pacientë. Ilaçi, Molnupiravir, u zhvillua me partnerin Ridgeback Biotherapeutics.

Efikasiteti më i ulët i ilaçit të Merck mund të ketë implikime të mëdha për sa i përket faktit nëse vendet vazhdojnë të blejnë këtë pilulë. Të dhënat e përkohshme nga 1200 respondentë në provën e Pfizer Inc (PFE.N) për pilulën e saj eksperimentale, Paxlovid, treguan një reduktim prej 89% të hospitalizimeve dhe vdekjeve.

Merck publikoi të dhënat përpara se Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, FDA, të publikonte një sërë dokumentesh ttë premten e kaluar që synonin të informonin një panel ekspertësh të jashtëm që do të takohen të martën e kësaj javepër të diskutuar nëse do të rekomandohej autorizimi i pilulës.

Stafi i agjencisë nuk bëri rekomandimin e tyre nëse pilula duhet të autorizohej.

Stafi i FDA-së i kërkoi panelit të diskutonte nëse përfitimet e ilaçit i tejkalojnë rreziqet dhe nëse popullata për të cilën duhet të autorizohet ilaçi duhet të kufizohet.

Ata gjithashtu i kërkuan komitetit të kishte kujdes mbi shqetësimet nëse ilaçi mund ta nxiste virusin të ndryshonte dhe si mund të zbuten këto shqetësime.

Pilulat si Molnupiravir dhe Paxlovid mund të premtojnë armë të reja në luftën kundër pandemisë, pasi ato mund të merren si trajtime të hershme në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e hospitalizimeve dhe vdekjeve nga COVID-19. Ato mund të bëhen gjithashtu mjete të rëndësishme në vende dhe zona me akses të kufizuar në vaksina ose shkallë të ulët të vaksinimit.

Trajtim më i lehtë

Pilulat Merck dhe Pfizer janë më të lira për t’u prodhuar dhe më të lehta për t’u administruar sesa opsionet ekzistuese të trajtimit, siç janë terapitë me antitrupa nga Regeneron (REGN.O) dhe Eli Lilly (LLY.N), të cilat kryesisht administrohen si infuzione intravenoze.

Dy ilaçet eksperimentale kanë mekanizma të ndryshëm veprimi. Merck’s është krijuar për të futur gabime në kodin gjenetik të virusit. Ilaçi i Pfizer, pjesë e një klase të njohur si frenuesit e proteazës, është krijuar për të bllokuar një enzimë që i nevojitet koronavirusit për t’u shumuar.

Merck paraqiti një autorizim të SHBA-së për Molnupiravir më 11 tetor, pas të dhënave të përkohshme dhe i dorëzoi të dhënat e përditësuara FDA-së këtë javë.

Pjesa e studimit Molnupiravir kishte një shkallë hospitalizimi dhe vdekje prej 6.8%, sipas të dhënave të përditësuara. Grupi Placebo kishte një shkallë të hospitalizimit dhe vdekjes prej 9.7%.

Një pacient në pjesën e Molnupiravir vdiq, kundrejt nëntë në grupin Placebo.

Mbretëria e Bashkuar e miratoi me kusht Molnupiravirin, të quajtur si Lagevrio, në fillim të këtij muaji.

Merck pret të prodhojë 10 milionë kurse të trajtimit deri në fund të këtij viti, me të paktën 20 milionë që do të prodhohen në vitin 2022. Ajo ka një kontratë me qeverinë amerikane për të ofruar deri në 5 milionë kurse me një çmim prej 700 dollarë për kurs. Disa vende të tjera kanë siguruar tashmë miliona kurse të pilulës.

Merck ka thënë se të dhënat tregojnë se Molnupiravir nuk është në gjendje të nxisë ndryshime gjenetike në qelizat njerëzore, por burrat e regjistruar në provat e tij duhej të abstenonin nga marrëdhëniet heteroseksuale ose të pranonin të përdornin kontracepsionin. Gratë në moshën e lindjes gjithashtu duhej të përdornin kontrollin e lindjes.

Megjithatë, FDA tha në dokumentin e saj informues se ka shqetësime për sigurinë në lidhje me defektet e mundshme të lindjes nga ilaçi dhe i kërkoi panelit të diskutonte nëse ilaçi duhet të jetë i disponueshëm për gratë shtatzëna.

BURIMI – Linku: https://www.reuters.com/business/healthcare-pharmaceuticals/merck-says-covid-19-pill-cuts-hospitalization-death-risk-by-30-2021-11-26/