Kompania ‘Buquku’ reagon ndaj pretendimeve të Prokurorisë për mbi 3 tonë mish

Kompania “Buquku” përmes një njoftimi lidhur me rastin e fundit, ku sipas Prokurorisë janë konfiskuar 7 lopë dhe është urdhëruar asgjësimi i mbi 3 tonëve mish, thotë se ky rast nuk është i bazuar në fakte dhe është tendencioz.

Kompania mohoi pretendimet e Prokurorisë së Pejës për gjedhet dhe mishin e gjetur në ambientet që sipas Prokurorisë nuk i ka plotësuar kushtet higjieno-sanitare.

“Bazuar në situatën reale, gjedhet e gjetura në kompani nuk janë konfiskuar por janë marrë në verifikim dhe ne jemi të sigurt se të njejtat do t’i kthehen kompanisë brenda një afati të shkurtë kohor”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Mishi i gjetur sipas tyre ka qenë në rregull dhe i njëjti ka qenë jashtë ftohjes duke u përgatitur për përpunim, duke shtuar se në asnjë raport të Policisë apo AVUK-ut nuk është cekur ndonjë problem me mishin.

Lidhur me konstatimi e situatës, kompania “Buquku” tha se pa bërë analizat e duhura, konstatimi i tillë është i dëmshëm edhe për vetë kredibilitetin e AVUK.

Ky është reagimi i plotë i kompanisë në Facebook.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me rastin.

Për këtë rast është arrestuar pronari i kompanisë “Buquku”.

Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

www.kallxo.com