Kompania ajrore do të pushojë nga puna stafin që refuzon vaksinën

Gati 600 punonjës të “United Airlines” do të pushohen nga puna pas që refuzuan vaksinën kundër Covid-19.

Pjesa dërrmuese e stafit kanë ofruar dëshmi të vaksinimit, e cila u kërkua të hënën.

“Ky ishte një vendim tepër i vështirë”, thanë shefat në një memorandum për punonjësit.

Kompania ajrore me bazë në Çikago përcaktoi kërkesat e saj Covid për stafin në muajin gusht, transmeton rtv21.tv.

593 punëtorët që kanë refuzuar vaksinën dhe nuk kanë aplikuar për arsye fetare ose mjekësore tani përballen me humbjen e punës.

Kompania tha se do të ndiqte rregullat e përcaktuara në marrëveshjet e sindikatës për shkarkimet. Procesi mund të zgjasë javë ose muaj.

Ashtu si shumë kompani në sektorin e aviacionit, “United” u godit rëndë nga kufizimet e udhëtimit të lidhura me pandeminë. RTV21