Komoran - Vidhet vetura me targa të huaja së bashku me dokumente dhe një telefon

Dje, në Komoran të Drenasit është vjedhur një veturë në targa të huaja.

Siç njofton Policia e Kosovës, në veturë ishin edhe dy pasaporta dhe një telefon.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja. Sipas ankuesit në veturë ishte edhe çanta e bashkëshortes në të cilën kishte dy pasaporta, dokumentet e veturës dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.