Ilustrim

Komoran, një i vdekur nxirret nga vetura që kishte rënë në lum

Një veturë në magjistralen në fshatin Komoran  derisa kishte qenë në lëvizje t mërkurën kishte rënë në lum.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjer.

Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.