Foto: Ilustrim

Komoran, mjet shpërthyes te motori i autobusit

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Komoran të Drenasit.

Sipas Policisë, raportohet se në një autobus, te motori, është gjetur mjet shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti vazhdon të hetohet.