Ilustrim

Komoran, ia grabit veturën nën kërcënimin e armës

Një rast i grabitjes ka ndodhur në Komoran të Drenasit dje rreth mesditës.

Sipas Policisë, një i dyshuar nën kërcënimin e armës ia ka marrë veturën me targa vendore viktimës, shtetas i Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari është në arrati e rasti po hetohet nga Policia.