Komoran, e rrah djalin pasi nuk e ndjeku mësimin online

Një i dyshuar është arrestuar në Komoran të Drenasit, pasi dyshohet që ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës-djalit të tij, për shkak se nuk ka ndjekur mësimin online.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Ndërsa i dyshuari është larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin.