Ilustrim

Komoran, arrestohen dy persona që po kontrabandonin 23 sirianë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy shtetas kosovarë, nën dyshimin se po kontrabandonin 23 shtetas të Sirisë.

Rasti ka ndodhur në Komoran të Drenasit, ditën e djeshme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë”, thuhet në raportin polior.

Sipas Policisë, me shtetasit sirianë është marrë njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.