KOK; Foto në Facebook

Komiteti Olimpik i Kosovës shpall laureatët për vitin 2021

Sot Komiteti Olimpik i Kosovës do të shpall laureatët e vitit 2021.Kjo ceremoni do të mbahet prej orës 19:30 në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e KOK-së.

“Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten (3 mars 2022) organizon ceremoninë Laureatët e Vitit 2021.Ceremonia mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 19:30” thuhet në njoftimin e KOK-së.

Vitin e kaluar çmimet kryesore i morrën Distria Krasniqi dhe Dardan Berisha.Xhudistja Krasniqi, fitoi çmimin “Sportistja e Vitit”, ndërsa basketbollisti Berisha “Sportisti i Vitit”.

Ndërsa dje gjatë ditës Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kryetari i KOK-së, ka dhënë dorëheqje nga Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës.