Foto: Ilustrim

Komisioni vlerësoi performancën e gjyqtarëve që aplikuan për ngritje në pozitë

Komisioni për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve, i udhëhequr nga  Muhamet Rexhaj, ka njoftuar se sot ka vlerësuar performancën e gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në pozitë.

Komisioni vlerësoi performancën e 5 gjyqtarëve që aplikuan për në Gjykatën Supreme, 4 gjyqtarëve që aplikuan për në Gjykatën e Apelit, 1 gjyqtari që aplikoi për në Gjykatën e   Apelit-Divizioni në Mitrovicë.

Po ashtu, Komisioni ka vlerësuar performancën edhe të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Mitrovicës, dega në Leposaviq, një kandidati në Gjykatën e Prishtinës, dega në Graçanicë, një kandidati në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti.

Sipas njoftimit, Komisioni ka vlerësuar edhe perfomancën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Gjakovës dhe asaj të Pejës.

Komisioni ka diskutuar edhe për raportet e perfomancës së 52 gjyqtarëve të gjykatave themelore me mandat fillestar me qëllim të riemërimit.

Po ashtu, Komisioni ka vlerësuar edhe kundërshtimet e gjyqtarëve të paraqitura ndaj raporteve të vlerësimit.