Komisioni për Telekomin nuk do t’i intervistojë dëshmitarët e mbetur

Komisioni Hetimor Parlamentar ka marrë vendim që të përfundoj fazën e intervistuesve të dëshmitareve në rastin e hetimit të PTK-së.

Me propozim të kryetarit të Komisionit, Visar Ymeri, me pesë vota për e një abstenim u vendos që për shkak të rrethanave të krijuara lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, të ndërpritet faza e intervistimeve.

Përveç kësaj, Komisioni u pajtua që të hartoj një raport përmbledhës së punës së deritanishme.

“Unë jam dakord që ta bëjmë një raport përmbledhje dhe të kemi edhe dy mbledhje deri te seanca e shpërndarjes. Unë propozoj, që ta kemi pastaj një mbledhje ku e votojmë raportin e punës”, tha Ymeri.

Albulena Haxhiu, deputete dhe anëtare e Komisionit propozoi që disa prej të intervistuarave të ballafaqohen në një intervistë dhe mbledhje të vecantë, por ky propozim nuk kaloi.

“Është keq që nuk e kemi përfunduar punën për shkak te rrethanave që janë krijuar. Jemi të qartë se, kontrata abuzive me z mobile sepse ka pasur një rrjet kriminal”, deklaroi ajo.

Komisioni u pajtua gjithashtu që punën ta vazhdoi legjislatura e re, ndërsa u pajtuan që edhe t’i dërgohet një kërkesë Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e kontratave të PTK-së.

Komisioni për PTK-në planifikon t’ia lë legjislativit të ri vazhdimin e punës

www.kallxo.com