Komisioni për Siguri viziton pikën kufitare në Bërnjak

Anëtari i Komisionit për për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se sot e kanë vizituar pikën kufitare në Bërnjak. Sipas tij sot këtë vizitë e ka realizuar si anëtar i Komisionit për Siguri.

“Unë edhe më herët i kam vizituar institucionet e sigurisë në këtë regjion, në cilësinë e deputetit. Mirëpo, sot këtë vizitë e realizuam si anëtarë të Komisionit parlamentar për Siguri”, tha Bajqinovci.

Bajqinovci tha se sovraniteti i shtetit është i pacënueshëm dhe tha se po punojnë pareshtur për ta ruajtur atë.

“Si komision u interesuam edhe për kushtet e punës, por edhe për situatën e sigurisë! Qeveria dhe institucionet tona të sigurisë janë duke e shtrirë sovranitetin cep më cep në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, përfundoi Bajqinovci.