Komisioni për Shëndetësi shtyn diskutimin për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka shtyrë mbledhjen për shqyrtimin e Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku (LVV) ka bërë të ditur se mbledhja është shturë për javën e ardhshme, për shkak të mungesës së anëtarëve të Komisionit.

“Po propozoj që të shtyhet takimi pasi një pjesë e madhe e deputeteëve nuk janë në takim”- ka thënë ajo.

Ndërsa, deputetët nga opozita gjatë diskutimit për vizitë të Komisionit në Bordin e ShSKUK-së kanë kërkuar që paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.

“Mendoj që ka ardhë koha që me e pas ministrin në takim. Është mirë me thirrë ministrin së pari”- ka thënë Armend Zemaj nga LDK-ja.

Të njëjtën kërkesë ka pasur edhe deputeti Bekim Haxhiu nga PDK-ja.

Komisioni ka mbetur që t’i dërgojë ftesë për raportim ministrit Vitia.