Komisioni për Legjislacion merr vendim që ish-gjyqtari i EULEX-it të raportoj 'keqpërdorimet e këtij misioni'

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka marrë vendim që Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, të dëshmojë për pretendimet për keqpërdorime në këtë mision.

Donika Kadaj Bujupi, dha një propozim brenda komisionit i cili u përkrah nga anëtarët e komisionit.

Kadaj Bujupi kërkoi ta hedhin kërkesën e saj në votim për t`i kthyer Avokatit Artan Qerkini përgjigje të kërkesës.

“I nderuari zoti Qerkini Komisioni për Legjislacion në mbledhjet e mbajtura me 25 dhe 27 nëntor 2020 diskutoi kërkesën tuaj për hetim parlamentar si përfaqësues i zotit Malcolm Simmons si përfaqësues i gjyqtareve të Eulex-it. Komisioni për Legjislacion shpreh gatishmërinë për ta dëgjuar dëshminë e zotit Malcolm Simmons, për të gjitha çështjet e ngritura. Komisioni kërkon që takimi të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ajo.

Anëtarët e komisionit e kanë përkrahur kërkesën e Donikaj Kadaj Bujupi.

Ish-gjyqtari i EULEX-it dëshiron t’i tregojë “shkeljet” Kuvendit të Kosovës