Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për masat e përkohshme të produkteve esenciale
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar në parim projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në prezantimin e këtij projektligji, përmendi qëllimin e tij.
“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg në pajtim me këtë ligji dhe mënyrën e zbatimit të tyre” – tha Hajdari.
Sipas ministres, produktet bazë në kuptim të këtij ligji janë, drithërat, miell i grurit, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjenës personale, lëndët e drurit për djegie dhe produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë të përcaktuara me vendim të Qeverisë.
Më tej, ministrja Hajdari ka thënë se nga prodhuesit e produkteve kanë konfirmim se ata nuk po lëvizin me çmime por, siç tha ajo, janë tregtarët.
“Sa kemi vërejtur që te prodhuesit nuk është problemi por, tregtia. Nga prodhuesit e kemi konfirmimin se ata nuk po luajnë me cmime por janë tregtarët”- ka deklaruar Hajdari.
Anëtarët e komisionit u dakorduan se ky projektligj, në vazhdimësi ka hapësirë për plotësime dhe ndryshime.
Projektligjin e plotë mund të gjeni në këtë link.