Komisioni për çështje të sigurisë miraton tri projektligje për FSK-në

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK dhe për Shërbimin në FSK, janë tri projektligjet që u miratuan në takimin e sotëm.

Këto projektligje u miratuan në parim me votat unanime të anëtarëve të këtij komisioni.

KALLXO.com do të ju sjell detaje rreth këtyre projektligjeve.