Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komisioni për Buxhet nuk miratoi shpenzimet e RTK-së për tetor-dhjetor 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka miratuar raportin e shpenzimeve për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të Radio Televizionit të Kosovës.

Me gjashtë vota kundër ky raport nuk ka kaluar.

Komisioni për Buxhet  ka shqyrtuar këtë raport të shpenzimeve javën e kaluar.

3 milionë e 151 mijë e 934 euro është shuma që RTK ka shpenzuar për tre muajt, tetor-dhjetor të vitit 2021.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Radio Televizionin Publik të Kosovës – LINK

3,151,934 euro ka shpenzuar RTK në tremujorin tetor-dhjetor 2021