Komisioni për Buxhet miraton raportin dhe programin e shpenzimeve të RTK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar raportin e shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2022 të Radiotelevizioni të Kosovës.

Gjithashtu Komisioni ka miratuar programin e shpenzimeve prej 2.2 milionë euro për muajt, prill-qershor të vitit 2022 për mediumin publik.

Sot, anëtarët e bordit të RTK-së bashkë me u.d. e drejtorit, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Zyrtarin Kryesor Financiar kanë raportuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për raportin e shpenzimeve për tre mujorin e parë dhe kanë propozuar programin e shpenzimeve për tre mujorin e radhës.