Komisioni për Buxhet e refuzon kërkesën e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë eurove ku përfshihet edhe rryma në veri

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë shqyrtimit të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, nuk e ka aprovuar kërkesën e KOSTT prej 33 milionë euro.

Kryesuesi i grupit punues Eman Rrahmani tha se KOSTT ka bërë kërkesë e cila ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për humbjet e energjisë elektrike në vlerë prej 33 milionë euro.

Por, gjatë votimit të kësaj kërkese, komisioni ka vendosur mos ta miratoj kërkesën e KOSTT.

Eman Rrahamni, për KALLXO.com, tha se kërkesa ka qenë në bazë të planifikimeve për humbjet në vitin 2022, sipas projeksioneve aktuale dhe ka të bëjë edhe për rrymën në veri.