Komisioni për Buxhet e miraton raportin financiar të RTK-së

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Transfere e ka miratuar raportin vjetor financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2019.

Me 7 vota për dhe 3 kundër anëtarët e komisionit e kanë miratuar këtë raport.

Ndërsa, nuk kishte kuorum për t’u votuar në parim i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 pasi i morri vetëm 5 vota për asnjë kundër asnjë abstenim.

Hekuran Murati kryetar i këtij komisioni tha se debati për këto tema është shtjerrë në mbledhjet e kaluara.

Në këtë komision është diskutuar edhe raporti i Agjencisë për vitin 2019 para Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere.

Anëtari i bordit të AKP-së thotë se kjo agjenci nuk bën shpenzime në luks