Komisioni për Arsim e dërgon në Kuvend projektligjin për Agjencinë për Akreditim të Kosovës
Më 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstentim, Komisioni për Arsim në tentativën e dytë e ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë për Akreditim të Kosovës, kështu duke e dërguar në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe lexim të parë.
Ky projektligj kaloi në herën e dytë të votimit, pasi herën e parë, anëtarja Jasmina Dediq nuk mori pjesë në votim dhe ishin 5 vota.
Më pas erdhën edhe anëtarë te tjerë që mundësuan kalimin e këtij projektligji.
Kryetari i Komisionit për Arsim nga LVV, Ardian Gola tha se për shkak qe është konsumuar debati nga mbledhja e kaluar nuk do të hapë diskutimin për këtë projektligj.
Ndërsa, nënkryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj nga AAK tha se e përkrahë këtë projektligj në parim, por sipas saj, do të ketë hapësirë për shqyrtim të tij pasi të miratohet në lexim të parë.
“Ne do ta përkrahim në parim kqtë ligj mirëpo gjitha ato komnete e mia do të japë ndërkohë pasi eshtë është një ligj i rëndëosjëm për arsimin në kosovë dje duhet të jemi pjesë e kontributit por ka hapësirë për analize dhe komtributin tonë pres qe të kem edhe kolegë tjetë të opozites ku do ta shohim si kritik pozitive, mendoj se duhet ti lëmë anash pjesën politike”, tha ajo.
Pas këtij diskutimi projektligji kaloi në votim.
Projektligji për Agjencinë e Akreditimit është diskutuar javën e kaluar, ku e ftuar ka qenë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Qeveria miraton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim