Komisioni miraton Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka dhënë mbështetjen Projektligjin për Trustin përmes të cilit mundësohet tërheqja e deri në 30 përqind të mjeteve të qytetarëve.

Me 4 vota për, 3 vota kundër dhe 2 abstenime e ka miratuar këtë projektligj.

Për prezantimin e këtij Projektligji është ftuar Adnan Jashari, si përfaqësues i iniciativës e cila ka ardhur në Kuvend pas nënshkrimeve të qytetarëve.

Jashari ka thënë se kjo nismë ka filluar si kërkesë e qytetarëve pas miratimit të këtij Projektligji në Kuvend.

“Pranuam mijëra kërkesa nga qytetarët që kërkesa dhe nevoja është e madhe. Qytetarët u organizuan vullnetarisht ku edhe dorëzuam nënshkrimet e rregullta të cilat janë mbi 17 mijë nënshkrime. Këto kërkesa erdhën pas janë rritur te gjitha çmimet dhe është bërë e vështirë jeta e qytetarëve”- ka thënë Jashari.

Projektligji pas miratimit në komisionin pritet të futet ne rend të ditës të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për Trustin fillimisht ka dalë në votim në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. Edhe institucionet financiare ndërkombëtare vazhdimisht e kanë kundërshtuar mundësinë e tërheqjes së mjeteve të trustit.

Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës u dorëzuan nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trustin.

Armend Muja thotë se për shkak të çështjes së Trustit ka marrë ofendime ai dhe familja e tij