Komisioni i Venecias: Në vend të limitit të numrit të ministrive, të caktohen kritere për rritjen e numrit

Komisioni i Venecias ka trajtuar kërkesën e Qeverisë për të parë kushtetutshmërinë e Projektligjit për Qeverinë, për sa i përket numrit të ministrive që një qeveri mund të ketë.

Projektligji për Qeverinë ka paraparë që qeveritë e Kosovës të kenë maksimumi 17 ministri apo 15 ministri plus dy varësisht nga koalicioni.

Komisioni i Venecias iu është referuar nenit 96, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës.

Ky nen i Kushtetutës flet për numrin e anëtarëve të Qeverisë dhe përcakton qeverinë si organin që vendosë për përbërjen e saj.

“ Numri i anëtarëve të Qeverisë përcaktohet me aktin e brendshëm të saj”, thuhet në pikën 2 të nenit 96 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas Komisionit të Venecias, nëse ky nen interpretohet në atë mënyrë që e përjashton Kuvendi nga mundësia për të vendosur për numrin e ministrive dhe kjo mbetet në fuqinë e Qeverisë, atëherë kërkohet që Projektligji për Qeverinë të mos përmend numrin maksimal të ministrive.

Në vend të kësaj, ky projektligj për Qeverinë duhet të paraqes kritere të qarta të nevojës së domosdoshme për të rritur numrin e ministrive.

Pra, kjo nënkupton që Komisioni i Venecias ka propozuar që të shmanget përdorimi i numrit të limituar.

Mirëpo për të rritur numrin e ministrive, duhet të kenë arsye të argumentuara nga Qeveria se pse është e nevojshme të rritet numri i ministrive.

Sipas Komisionit, nëse ky opsion nuk është i pranueshëm atëherë duhet të kërkohet ndryshimi i Kushtetutës për këtë nen, ku flet për anëtarët e Qeverisë.

Ka qenë zëvendëskryeministri i parë të Kosovës, Besnik Tahiri iu është drejtuar Komisionit të Venecias për të parë kushtetutshmërinë.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias për numrin e limituar të ministrive