Arben Zharku

Komisioni i ankesave anulon vendimin për shkarkimin e Arben Zharkut

Të paligjshme e ka konsideruar Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendimin e Komisionit Disiplinor nëpërmjet të cilit ishte shkarkuar drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Duke u nisur nga ky fakt, Komisioni i Ankesave i Ministrisë, ka marr vendim për anulimin e shkarkimit të Zharkut.

Arben Zharku, drejtori i suspendruar dhe më pas i shkarkuar, e ka konfirmuar për KALLXO.com vendimin e Komisionit të Ankesave në MKRS-së.

“Është një hap me rëndësi drejt ligjshmërisë së punës në QKK”, ka thënë Zharku.

Në muajin korrik Zharku ishte suspenduar nga pozita e drejtorit të QKK-së dhe një muaj më vonë, Komisioni Disiplinor që ishte krijuar në kuadër të QKK-së, mori vendim për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit, me arsye se ka kryer shkelje të rënda të detyrës.