Komisioni Hetimor për Energjinë të mërkurën fillon procesin e intervistimit

Komisioni hetimor për energjinë ka vendosur që të mërkurën e ardhshme të filloj me intervistimin e personave që do t’i ftojnë për të dëshmuar para këtij komisioni.

Intervistat do të fillojnë të mërkurën në ora 13:00.

Në këtë ditë do të intervistohen bordi e KEK, kryeshefi i KEK-ut, drejtori financiar për periudhën 2006-2008 dhe Auditori i Brendshëm për periudhën 2006-2008.

Më 5 maj 2022, me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor për energji që do të ketë objekt hetimi procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë duke filluar nga viti 2006 deri në vitin 2022 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.