Komisioni Hetimor për energji i iniciuar nga LVV-ja miraton planin e punës dhe buxhetin

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka miratuar sot planin e tij të punës dhe buxhetin.

Kryetari i këtij komisioni, Hajdar Beqa tha se do të bëjnë kërkesë për zgjatje të mandatit në gjashtë muaj nga tre muaj sa është tani në Kryesinë e Kuvendit.

“Nëse e kryejmë ne punën me herët e dorëzojmë mandatin por që më mirë të zgjasim tani në fillim që të mos kemi telashe më vonë”, tha Beqa.

Gjatë  mbledhjes u tha se plani i punës mund të ndryshoj varësisht nga dinamika e punës, ndërsa u prezantuan edhe shpenzimet që do të jenë.

 

 

 

 

Konsituohet Komisioni Hetimor për energji i inicuar nga LVV-ja